U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola dhe disa të tjerë

TIRANË- Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, i cila u shoqërua pak më herët nga policia është liruar. Pas daljes nga ambientet e komisariatit, Kola tha për mediat se shoqërimi i tij erdhi teksa po bënte thirrjet e zakonshme të protestës. Sipas Kolës, efektivët nuk i dhanë një shpjegim konkret për shoqërimin. Së bashku me Arben Kolën janë liruar edhe disa protestues të tjerë, ndërkohë pritet që të lirohen edhe qytetarët e tjerë të arrestuar në tubimin e sotëm paa Kuvendit.

“Nuk po bëja asgjë vetëm po bëja thirrjet tona të përditshme. Thirra: Edi Rama i pabesë, nju me gaz ne me vezë. Siç duket policia u bë xheloze. Dy protestues janë liruar, pritet lirohen edhe dy të tjerë”, tha Arben Kola.