TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se thirra e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen” është bërë kënga e tij e preferuar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se po shkruan fjalimin të cilin do ta mbajë nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Në lidhje me këtë, ai tha se do të paraqesë reflektimin që ka marrë nga bulevardi i flamingove, nga ai që ishte. Kjo pasi sipas tij, ky që ka mbetur është i sorrave dhe i korbave.
“Përshëndetje. Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama.



