VIDEO që po bën xhiron e rrjetit: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së 54-t para Kuvendit prodhuan edhe momente të rënda, të cilat po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në një nga videot e publikuara shihet një grua e moshuar së bashku me djalin e saj, të dy të prekur nga efektet e gazit lotsjellës.

Ata shfaqen të përlotur dhe në gjendje të rënduar, ndërsa përpiqen të largohen nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet.

Sipas personave që kanë shpërndarë pamjet, djali është person me autizëm.

Në video ai duket se po vuan nga efektet e gazit, ndërsa nëna përpiqet ta mbajë pranë dhe ta qetësojë mes kaosit të krijuar gjatë ndërhyrjes së policisë.