TIRANË – Është lënë e lirë nga ambientet e dënimit shtetasja 34-vjeçare, e cila vuante një dënim për ushtrim dhune pas një denoncimi të bërë nga vjehrri i saj.
Lirimi i saj nga qelia vjen pas shqetësimit dhe reagimit të madh publik, pasi 34-vjeçarja po kryente dënimin e izoluar së bashku me foshnjën e saj vetëm 1-vjeçare. Pas rishikimit të masës dhe procedurave përkatëse ligjore, e dënuara lë ambientet e paraburgimit për t’u rikthyer në liri pranë fëmijës së saj në kushte të tjera sociale.




