Gjimnazi “Dhaskal Todri” ka shënuar një tjetër sukses në Maturën Shtetërore 2026, ku një numër i konsiderueshëm nxënësish arritën rezultate maksimale në provimet kombëtare, duke konfirmuar nivelin e lartë të përgatitjes akademike të institucionit.
Në përfundim të tri viteve të studimit në gjimnaz, 22 maturantë u vlerësuan me notën 10.0 në të paktën një nga provimet e Maturës Shtetërore. Rezultatet më të spikatura i arriti Krista Koka, e cila mori notën maksimale 10.0 në dy provime: Matematikë dhe Gjuhë e Huaj.
Notën 10.0 në provimin e Matematikës e fituan Megi Selita, Nikol Kasa, Dea Hoxholli, Martina Bumi, Juna Hoxha, Henri Latifi, Ema Avdolli, Tanja Biraku, Jugerta Krasniqi, Igli Pisha, Jona Mitrushi, Etna Mema, Klerisa Koseni, Bjorn Bena, Joel Stavri, Desli Shehu, Viola Leka, Grejs Bejtja dhe Jona Kotherja.
Ndërkohë, Sindi Xheko u vlerësua me notën 10.0 në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa Rei Kardhashi arriti notën maksimale 10.0 në provimin e Fizikës.
Këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin e nxënësve, punën e vazhdueshme të mësuesve dhe mbështetjen e familjeve përgjatë viteve të shkollimit. Ato përbëjnë gjithashtu një tregues të cilësisë së procesit mësimor në gjimnazin “Dhaskal Todri”, duke e renditur shkollën mes institucioneve me rezultate të larta në Maturën Shtetërore.
Drejtuesit e shkollës shprehën mirënjohjen për besimin që maturantët dhe familjet e tyre i kanë dhënë gjimnazit “Dhaskal Todri”, duke i uruar të gjithë nxënësit suksese në vijimin e studimeve universitare dhe në rrugëtimin e tyre profesional.




