Rrezik serioz për qytetarët: Shtylla e tensionit e thyer prej një jave, askush nuk ka ndërhyrë

Prej më shumë se një jave, një shtyllë druri e rrjetit elektrik qëndron e thyer në mes dhe e mbështetur vetëm pjesërisht, duke paraqitur rrezik të madh për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Shtylla ndodhet përballë ish-Fabrikës së Qumështit, poshtë kryqëzimit të Cërrikut, pranë karburantit “Krasniqi”. Siç shihet edhe në foto, ajo është në gjendje të amortizuar dhe mund të rrëzohet në çdo moment.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të shmangur një ngjarje të rëndë, pasi neglizhenca në raste të tilla mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.