Armando Broja nuk arriti të lërë shenjë në miqësoren që Burnley zhvilloi ndaj Real Salt Lake gjatë fazës përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me skuadrën angleze që u mposht me rezultatin e thellë 4-1.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare pati mundësinë ideale për të kaluar Burnleyn në avantazh që në minutën e pestë. Pasi fitoi vetë një penallti falë një depërtimi të bukur në zonë, Broja mori përsipër ekzekutimin, por u ndal nga portieri Rafael Kabral, i cili priti goditjen e 11 metërshit.
24-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, duke marrë minuta të rëndësishëm nga trajneri i ri, përpara se t’ia linte vendin Andreas Hountondji.
Broja prej një sezoni është pjesë e Burnleyt, me klubin anglez që sezonin e fundit u rrëzua nga Premier League. Nuk është çudi që sulmuesi të ndërrojë ambient gjatë kësaj merkatoje vere.




