Zjarr në një banesë, humb jetën 74-vjeçari. Emri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është 74-vjeçari Urim Hysolli, i cili nuk ka mundur të shpëtojë nga zjarri që përfshiu banesën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për të vënë nën kontroll situatën.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende dhe pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.