Bie zjarr në një godinë banimi ku qëndrojnë priftërinjtë në Durrës, tymi mbulon zonën

DURRËS- Një zjarr ka rënë në qendër të qytetit të Durrësit, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët. Zjarri ka rënë në një godinë banimi ku qëndrojnë priftërinjtë, ndërsa tymi ka mbuluar zonën. Ajo ndodhet në afërsi të kishës katolike Shën Lucia dhe pranë bashkisë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po hetohet më shumë në lidhje më këtë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit