Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027!

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, si edhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimin e provimeve kombëtare.

Sipas kalendarit të miratuar, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, kur nxënësit do t’u rikthehen bankave të shkollës pas pushimeve verore.

Për nxënësit maturantë, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, në funksion të përgatitjeve dhe zhvillimit të Provimit të Maturës Shtetërore.

Ndërkohë, për të gjithë nxënësit e tjerë, viti shkollor do të mbyllet zyrtarisht më 18 qershor 2027.

Ministria e Arsimit bën me dije se kalendari përfshin gjithashtu organizimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare.