Konflikt mes tre personave, një i plagosur me thikë

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes personave ka nisur për shkaqe ende të paqarta dhe ka përshkallëzuar deri në përdorimin e një mjeti prerës.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit dhe identifikimin e personave të përfshirë.