TIRANË- Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar se në dosjen “Albanian Files”, përmblidhet i gjithë krimi i Edi Ramës dhe të gjitha ligjet antishqiptare. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Tepelena i bëri thirrje SPAK ta bëj publike atë dosje.
Aktivisti u bëri thirrje socialistëv të japin dorëheqjen, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut dhe të dalin të pavarur. Gjithashtu ai bëri thirrje që ata të largohen nga ajo parti nëse duan të tregojnë përgjegjshmëri në këtë moment historik.
Sipas tij, tani është momenti të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë të Edi Ramës, të djegin mandatet dhe të largohen.
Aktivisti Andi Tepelena: I bëj thirrje SPAK-ut, kemi dorëzuar dosjen “Albanian Files”, aty përmblidhet i gjithë krimi i Edi Ramës, të gjitha ligjet antishqiptare dhe gjithçka që ka nxjerrë në dëm të Shqipërisë. SPAK, vepro! SPAK, çfarë bëni me ato 3 mijë dosje? Çfarë bëni me Belinda Ballukun? Bëjeni publike atë dosje. Bëjeni transparente për shqiptarët.
Parlamenti i krimit është momenti që Parlamenti shqiptar të zhbëjë ato dy komisione: Komisionin Zgjedhor dhe Komisionin e Reformës Territoriale. Ato janë komisione të pengmarrjes së demokracisë, zhbëjini ato komisione. Sa herë jeni mbledhur, keni bërë vetëm pazare në kurriz të demokracisë. Keni bërë Kodin Zgjedhor siç keni dashur, keni bërë pazare për interesat tuaja dhe jo për interesin publik. Hiqini, zhbëjini komisionet.
Është momenti që deputetët e Partisë Socialiste t’i thërrasin mendjes. Është momenti të japin dorëheqjen, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut dhe të dalin të pavarur, të largohen nga ajo parti nëse duan të tregojnë përgjegjshmëri në këtë moment historik. Është momenti të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë të Edi Ramës, të digjin mandatet dhe të largohen.
Është momenti që e gjithë opozita ta zhbëjë atë parlament, është i delegjitimuar. Nuk ka më vlerë, nuk përfaqëson më qytetarët shqiptarë. Një Shqipëri e re po vjen./




