TIRANË- Situata është tensionuar para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës.
Protestuesit marshuan drejt komisariatit duke kërkuar lirimin e të ndaluarve dhe duke brohoritur “Lironi çunat”. Gjatë përplasjes, një pjesë e tyre thyen xhamat e godinës, ndërsa dëgjoheshin edhe thirrje “Policia e krimit”.
Në reagim, forcat e policisë përdorën automjetin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë.




