TIRANË- Një moment i tensionuar ka ndodhur pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë. E gjitha ndodhi pasi studentët shpalosën banderolën në fasadën e Universitetit Politeknik në fund të bulevardit, ku shkruhej: Ju erdhi fundi.
Sapo është shpalosur banderola prej studentëve, ajo u hoq mesa nga rojet e sigurisë, të cilët mbyllën dhe studentët brenda. Më pas protestuesit kanë shkuar menjëherë nga Kryeministria te Universiteti dhe aty u bashkuan me studentët e tjerë protestues.
Gjithashtu ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë pasi protestuesit kërkojnë të marrin sërish banderolën




