Bie zjarr në kodrat e fshatit Shtërmen, forcat zjarrfikëse shuajnë flakët pas disa orësh

CËRRIK- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut. Kjo ka bërë që të rrezikohen sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, gjë e cila ka vënë në lëvizje strukturat e emergjencave civile.

Pas kësaj situate, 21 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Operacionit i janë bashkuar edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit.

Pas disa orësh punë intensive, ata kanë arritur të shuajnë flakët dhe të neutraliozjnë situatën. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet po hetojnë më shumë mbi rastin.