Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Mot i nxehtë. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.