Rritet numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo, konfirmohet 1,155 raste infektimesh dhe 304 raste vdekjesh

RD KONGO- Epidemia e Ebolas që u përhap në mënyrë të frikshme në Republikën Demokratike të Kongos ka vendosur një record të ri të rasteve të konfirmuara. Numri i rasteve të konfirmuara në laborator është rritur në 1,155, nga të cilat 304 kanë qenë fatale.

Mësohet se, sipas një buletini të fundit të autoriteteve shëndetësore, që nga e mërkura, 37 raste të reja dhe 5 vdekje të reja u konfirmuan në 24 orë. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se mbikëqyrja e përmirësuar epidemiologjike ka lejuar zbulimin më të hershëm të rasteve dhe ka konfirmuar rritjen e vazhdueshme të transmetimit të virusit në baza javore.

Shpërthimi aktual, i shpallur më 15 maj, është shkaktuar nga lloji më i rrallë i virusit Budibugio, për të cilin nuk ka trajtim ose vaksinë specifike. Shumica e shpërthimeve të mëparshme janë shkaktuar nga lloji i virusit Zaire, për të cilin ekziston një vaksinë. Është i 17-ti në vendin e gjerë të Afrikës Qendrore me rreth 100 milionë banorë.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se virusi kishte qarkulluar i pazbuluar për ca kohë para se të shpallej shpërthimi. Ebola ka vrarë të paktën 15,000 njerëz në Afrikë gjatë 50 viteve të fundit, me një shkallë vdekshmërie midis 25% dhe 90%, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në Republikën Demokratike të Kongos, shpërthimi më vdekjeprurës vrau gati 2,300 njerëz nga 3,500 raste midis viteve 2018 dhe 2020.