Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës lidhur me reagimin e deputetes Marjana Koçeku se është kërcënuar nga grupi i Bajrave.
Gjithashtu, i tha mazhorancës se eurodeputetët po tregojnë se është penguar procesi i integrimit, teksa e akuzoi për hipokrizi.
“Është dita e 19-të e një proteste të vazhdueshme ku 100 mijë qytetarë kërkojnë dorëheqjen dhe ju vazhdoni të bëni sikur s’dëgjoni. Rezoluta e PE ju nxiu faqen! Të gjithë ata janë duke na thënë sesi po integroni rrugën për integrimin e vendit në BE dhe bëni sikur s’dëgjoni. Deputetja juaj e dha dorëheqjen nga partia në nder të saj dhe sot po denoncon sesi i kërcënohet familja. Ju thoni u tradhtuam! Në vend që t’i dilni në krah, thoni se jeni tradhtuar. Ju që thoni që mbase e hedhim lumin e kësaj radhe? Vetëm në këtë parlament kam parë njerëz që shtiren si patriotë dhe hajdutë të atdheut. Dhe patriot dhe hajdut s’kam parë. Hajduti është më i ndershëm sesa patrioti hajdut”, tha Muçi.




