Eurodeputetja holandeze e Të Gjelbërve Tineke Strik, i kushtoi një vëmendje të veçantë çështjes së resortit në Zvërnec duke i kërkuar Parlamentit Evropian që të vendosë një moratorium për ndërtimin e planifikuar.
Ajo tha se ndërsa Shqipëria po bën përparim në rrugën e saj drejt BE-së, Ivanka Trump e Jared Kushner kanë blerë prona në zonë të mbrojtur dhe po kërkojnë të ndërtojnë aty një resort luksoz.
Strik tha se populli shqiptar e ka bërë të qartë se Shqipëria nuk është në shitje dhe bëri thirrje për më shumë vëmendje.
“Shqipëria po punon fort për të plotësuar kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian dhe përparimi i saj është me të vërtete shpresëdhënës, por Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë zbuluar qeverisë shqiptare disa pika të dobëta në sistem. Ata lanë paranë të fliste në Shqipëri dhe arritën të blejnë një zonë të mbrojtur për të ndërtuar një resort luksoz me koston er shkatërrimit të kafshëve të mbrojtura dhe të natyrës dhe kjo ka zemëruar me të drejtë popullin shqiptar.
Këto javë qindra mijëra protestues e bënë të qartë, “Shqipëria nuk është në shitje”. Standardet duhet respektuar dhe kryeministri Rama duhet të dëgjojë popullin e tij. I kërkoj Parlamentit Evropian që të mbështesë një mocion për këtë dhe një moratorium duhet të vendoset në këtë zonë ndërtimi që në fakt është zonë shkatërrimi. Anëtarësimi në BE nuk është zgjidh çfarë të pëlqen.” – tha Strik




