TIRANË- Një studente ka ngitur zërin për mungesën e lirive themelore dhe nepotizmin në tregun e punësimit në vend. Gjatë fjalës së saj, ajo ka cituar ligjin themeltar të shtetit për të treguar hendekun e madh mes asaj që shkruhet në letër dhe realitetit në Shqipëri.
Ajo u shpreh se, rezistenca do të vazhdojë, duke theksuar se kjo është dita e 17-të që qytetarët ndodhen në shesh dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit.
“Në Kushtetutë, në nenin 18 garantohet liria. Ne këtu s’kemi liri, prandaj jemi për të dhënë një mësim. Ata që s’kanë vend këtu duhet të largohem, kjo është dita e 17 dhe s’do të tërhiqemi. Rama ka thënë se ka punë, por s’ka profesionistë. Punë ka por merret me mik. Rama ik largohu! S’kemi të drejta, sa e sa njerëz vuajnë, kemi shumë të paarsimuar.”, u shpreh ajo




