E shtuna me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.