Mot i kthjellët me vranësira kalimtare, reshje të izoluara në zonat malore

TIRANË – Shqipëria do të ndikohet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat malore të vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në relievet malore. Në intervale të shkurtra kohore, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave lokale.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato të hapura mund të ketë forcim të përkohshëm të saj.

Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe atë Jon valëzimi parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.