“Shqipëri e Re”/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës: Dorëhiqu!

Pas tubimit përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.

Më thirrjet e tyre “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me Ne”, “Çohuni nga kafja”, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në kryeqytet.

Tubimi madhështor është në ditën e 9 dhe numri i protestuesve është edhe më i lartë.

Protestuesit që në nisje të tubimit, kanë vijuar me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”. Qytetarët, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, për keqqeverisje.