KAMËZ- Personi që shihni në foto është Sadik Llanaj, 39-vjeçari që vrau mesditën e kësaj të hëne 27-vjeçarin Ardian Baloshin. Ky i fundit ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutboll




