TIRANË- Protestuesit kanë nisur fjalimet e tyre, para ambienteve të Kryeministrisë. Disa prej tyre u ngjitën në shkallët e insitucionit, ndërsa policia u kërkoi të largohen. Qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqje, ndërsa theksojnë se nuk duan një takim me kryeministrin Edi Rama. Sipas tyre, kryeministri Rama dëshiron të veproj siç bëri me protestën e studentëve disa vite më parë.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.




