Aksident i rëndë, një viktimë

Klos – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Qafa e Buallit – Klos, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës apo nëse ka persona të tjerë të lënduar.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim mbi viktimën dhe rrethanat e aksidentit.