Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues

TIRANË- Mbi 34 mijë prindër do të marrin mbrapsht paratë e tatimit të tepërt që kanë paguar gjatë vitit 2025. Administrata Tatimore njoftoi se ka nisur rimbursimi për 34,263 qytetarë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në deklaratën vjetore të të ardhurave, DIVA 2025.

Mësohet se, paratë do t’u kalojnë direkt në llogaritë e tyre bankare. Ky proces shihet si një ndihmë financiare për familjet, ndërsa Tatimet kujtojnë se kushti kryesor për të përfituar ishte deklarimi i saktë i fëmijëve dhe të ardhurave.

Njoftimi:

“Nis rimbursimi për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar. Pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga individët përfitues. Lehtësi fiskale që mbështet familjet dhe qytetarët.”, njoftojn Administrata Tatimore.