BallinaAktualitetMijra besimtarë muslimanë festuan Kurban Bajramin në Elbasan

Mijra besimtarë muslimanë festuan Kurban Bajramin në Elbasan

Mijëra besimtarë myslimanë falën sot namazin e Kurban Bajramit në bulevardin kryesor të qytetit dhe në sheshin “Gensher” në Elbasan.

Ceremonia fetare u zhvillua në një atmosferë paqeje dhe përkushtimi shpirtëror. Me këtë rast, besimtarët u përshëndetën nga Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, si dhe nga imamë të tjerë, të cilët përcollën mesazhe solidariteti, harmonie dhe bashkëjetese mes njerëzve.

Në fjalën e tij, Myftiu Agim Duka theksoi se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit, duke forcuar vlerat humane dhe shpirtërore në shoqëri.

Pas faljes së namazit, besimtarët shkëmbyen urime për festën, ndërsa shumë familje vijuan traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes së mishit me të afërmit dhe familjet në nevojë.

Kurban Bajrami simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë, duke përcjellë çdo vit mesazhe paqeje dhe humanizmi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments