Shfaqi simptoma të hantavirusit, 25-vjeçari në Itali transportohet me urgjencë në spital

Një burrë 25-vjeçar ka shfaqur simptoma të hantavirusit. I riu do të transportohet menjëherë në spitalin e sëmundjeve infektive të Italisë.

Sipas informacioneve, i riu ishte në një fluturim të KLM që udhëtonte me një grua nga Afrika e Jugut, e cila më vonë vdiq nga koronavirusi.

Sipas mediave italiane 25-vjeçari i cili ishte tashmë në karantinë do t’i nënshtrohet testit për të përcaktuar nëse është pozitiv për virusin.