Zjarr i madh në Radhimë, digjet beach bar-i, rrezikohen 3 hotele

Një beach bar në zonën e Radhimë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u shkrumbuar pothuajse tërësisht dhe duke lënë pas vetëm mbetje të djegura të strukturës.

Zjarri është përhapur më tej edhe në sipërfaqen e kodrës pranë zonës, duke rritur rrezikun e zgjerimit të vatrës në një terren më të gjerë, në afërsi të bizneseve dhe strukturave turistike.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Shërbimi Zjarrfikës i Shqipërisë, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonë.

Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.