Letrat 4000-vjeçare zbulojnë rolin e fuqishëm të grave në Mesopotami dhe Anatoli

Zbulime të rralla arkeologjike dhe përkthimi i mijëra tabletave të lashta argjile po ndryshojnë ndjeshëm kuptimin mbi rolin e grave në shoqëritë e hershme të Lindjes së Mesme.

Dokumentet, të datuara rreth 4000 vite më parë dhe të gjetura në zona të Mesopotamia dhe Anatolia, tregojnë se gratë nuk kishin vetëm rol familjar, por ishin aktive në administrimin ekonomik dhe vendimmarrje.

Shumë prej letrave i përkasin grave të lidhura me qytetin e lashtë Assur dhe tregojnë se, gjatë mungesës së bashkëshortëve tregtarë, ato menaxhonin pasuri, organizonin prodhimin dhe shitjen e mallrave, si dhe administronin pagesa dhe hua me interes.

Një pjesë e madhe e këtyre dokumenteve u gjetën në sitin arkeologjik të Kültepe, ku janë zbuluar dhjetëra mijëra tabela që dëshmojnë një sistem të zhvilluar komunikimi dhe administrimi.

Letrat zbulojnë gjithashtu një dimension njerëzor të jetës së përditshme: shqetësime për ushqimin, menaxhimin e financave familjare, konflikte dhe këshilla morale, duke reflektuar një shoqëri komplekse dhe të organizuar.

Sipas studiuesve, këto gjetje tregojnë se gratë në këto civilizime kishin një nivel të konsiderueshëm autonomie ekonomike dhe shoqërore, duke sfiduar perceptimet tradicionale për rolin e tyre në lashtësi dhe duke treguar një realitet shumë më dinamik sesa mendohej më parë.