Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të raporteve ndërkombëtare që evidentojnë përkeqësim të situatës në Shqipëri, duke theksuar rritjen e korrupsionit dhe rënien e lirisë së medias.
Meta iu referua raportit të Transparency International, sipas të cilit Shqipëria ka pësuar një rënie me 11 vende në renditjen globale për korrupsionin, duke e cilësuar këtë si një zhvillim shqetësues. Ai theksoi gjithashtu edhe raportin e Reporterët pa Kufij, ku sipas tij evidentohet përkeqësimi i lirisë së medias, duke nënvizuar se në disa raste vendime gjyqësore kanë kufizuar raportimin për çështje të ndjeshme me interes publik.
Sipas Metës, sot prioriteti kryesor për Shqipëria duhet të jetë lufta kundër korrupsionit dhe rritja e transparencës në llogaridhënie. Në deklaratën e tij, ai kërkoi edhe transparencë maksimale për procesin gjyqësor ndaj tij, duke e konsideruar atë si një çështje me interes të lartë publik.
REAGIMI
Pas raportit të “Transparency International” ku Shqipëria shënoi një rritje skandaloze të korrupsionit duke përkeqësuar renditjen e saj me 11 vende, natyrisht që do të dilte dhe raporti i “Reporterëve pa Kufij” për përkeqësimin e lirisë së medias.
Është e rëndësishme të evidentohet se në këtë raport theksohet se edhe për shkak të disa vendimeve gjyqësore, mediave u është ndaluar të raportojnë për çështje të ndjeshme me interes publik.
Sot nuk ka prioritet më të rëndësishëm për Shqipërinë se sa lufta kundër korrupsionit dhe transparenca në llogaridhënie.
Ndaj inisistoj edhe njëherë për domosdoshmërinë e transparencës maksimale për procesin e gjykimit ndaj meje sepse e vlerësoj me interes të lartë për publikun.
Si mund të bësh hapa para drejt Bashkimit Europian kur të gjitha standardet, jo vetëm të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit, por edhe të lirisë së mediave dhe shprehjes shkojnë pikiadë.













