Makina përplaset me tufën e bagëtive, ngordhin disa kafshë, një i plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Tragjasit, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoambulanca po transporton të plagosurin në gjendje të rëndë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.