Elbasan – Procedime për narkotikë

ELBASAN, 27 Prill 2026 – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal për dy shtetas.

Shtetasi H. I., 32 vjeç, është konstatuar me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë gjatë kontrollit fizik, ndërsa shtetasi E. H., 24 vjeç, është kapur me një sasi të dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan