Elbasan – Arrestime dhe procedime për aksidente rrugore

ELBASAN, 27 Prill 2026 – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. U., 48 vjeç, pasi në aksin “Librazhd–Elbasan” është përplasur me një automjet tjetër, teksa drejtonte në gjendje të dehur. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit K. Z., 46 vjeç, dhe O. H., 19 vjeç. Në aksin “Cërrik–Elbasan”, automjeti i drejtuar nga K. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga O. H., i cili nuk kishte leje drejtimi. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan