ELBASAN, 27 Prill 2026 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me policinë rrugore, kanë arrestuar shtetasin M. R. (S.), 26 vjeç.
Sipas policisë, 26-vjeçari është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me një 57-vjeçar. Gjatë kontrollit, ai është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa në mjet i është gjetur edhe një armë sportive pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht edhe shtetasi M. S., 22 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në konfliktin me 57-vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













