52-vjeçari kërcënon një grua dhe qëllon me kallashnikov, policia e vë në pranga

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., banuese në fshatin Ferras.