Për ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të ketë vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore të lindjes, pa ndikim të ndjeshëm në kushtet e përgjithshme të motit.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe në detin Jon parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.













