Përplasje e fortë brenda tunelit të Llogarasë, ambulancat dhe zjarrfikësit në vendngjarje. Bllokohet qarkullimi

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite ku dy automjete janë përfshirë në përplasje të fortë brenda tunelit të Llogarasë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën, për të ndihmuar të lënduarit dhe për të garantuar sigurinë në tunel.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe largimin e mjeteve të dëmtuara.