Procedohet një 31-vjeçar në Elbasan, iu gjet lëndë e dyshuar narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. T., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.