Sportistja shqiptare Enkileda Carja shënoi një arritje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinj 2025, ku vendosi një rekord të ri europian në stilin e shkëputjes për të rinj, duke ngritur 103 kilogramë.
Suksesi i Enkiledës u vlerësua nga Federata Europiane e Peshëngritjes, e cila e shpalli atë fituese të çmimit “Ylli në Ngritje i Europës 2025”.
Gjatë vitit të fundit, Carja ka arritur rezultate të larta në arenën ndërkombëtare, me medalje në kampionate botërore, europiane e ballkanike, si dhe në Lojërat e Solidaritetit.
Kjo arritje përforcon pozicionin e saj mes sportisteve më premtuese të peshëngritjes europiane dhe përbën një sukses të rëndësishëm për sportin shqiptar.















