Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin, plagosen ai dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku drejtuesi i një motomjeti ka humb kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës. Si pasojë e kësaj është lënduar drejtuesi i motomjeti dhe pasagjerja që ishte me të.

Ata janë dërguar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit