Tiranë – Një incident i pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë pranë ambienteve të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku një qytetare ka tentuar të hyjë me forcë brenda institucionit.
Sipas burimeve në vendngjarje, gruaja ka kërkuar me insistim të takojë prokuroren Majlinda Cara, duke deklaruar se prej shtatë vitesh kërkon zgjidhje për çështjen e saj.
Pasi nuk është lejuar të hyjë nga hyrja kryesore, ajo ka tentuar të kapërcejë kangjellat rrethuese për të hyrë në ambientet e brendshme. Roja i institucionit ka ndërhyrë duke e ndaluar dhe nxjerrë jashtë perimetrit të sigurisë.
Megjithatë, edhe pas ndërhyrjes, qytetarja ka vijuar përpjekjet për t’u futur në institucion, duke shkaktuar tension të përkohshëm në zonë.
Ndërkohë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata është vënë nën kontroll nga stafi i sigurisë.
Në një zhvillim tjetër, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë së fundmi veprime për sekuestrimin e kompanisë “Pepa Group” dhe disa bizneseve të tjera në pronësi të biznesmenit Mir Pepa, në kuadër të hetimeve për çështje të dyshuara.













