Një sulm me armë zjarri ka tronditur jugun e Turqisë, ku të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Aysel Çalik”, në lagjen Onikishubat të qytetit Kahramanmarash, duke vënë në alarm forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Guvernatori i qytetit, Mykerrem Ynlyer, konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Sipas informacioneve paraprake, autori fillimisht ka qëlluar në ajër në oborrin e shkollës, përpara se të hynte në ndërtesë dhe të hapte zjarr ndaj personave të pranishëm.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë pas njoftimeve në linjën 112, duke transportuar të plagosurit në spital, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan zonën.
Deri më tani nuk janë bërë publike identiteti i autorit dhe numri i saktë i viktimave, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













