LAJM i FUNDIT/ Zjarri te pallati në Tiranë, arrestohet menaxherja e supermarketit dhe shpallet në kërkim biznesmeni i ndërtimit!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një ndërtesë 12-katëshe pranë “Farmacisë 10” në Tiranë u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, policia ka vënë në pranga administratorin e tij, si dhe menaxheren e supermarketit që ndodhej në katin përdhesë të këtij pallati, nga ku dyshohen se kanë nisur flakët.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe ndërtuesi i kompleksit, me inicialet A.L.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Megjithatë, dyshohet se ka nisur nga djegia e disa kartonëve pranë supermarketit.