Gjendet shëndoshë e mirë 32-vjeçarja e larguar nga banesa në Elbasan

Policia ka bërë me dije se shtetasja D. B., 32 vjeçe, e cila ishte raportuar e larguar nga banesa më datë 07.04.2026, është gjetur.

Sipas deklarimeve të saj, ajo është larguar me dëshirë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti është sqaruar dhe nuk paraqet problematika të mëtejshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.