Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Turqi, raportohet për 16 të plagosur, momenti kur nxënësit vrapojnë për të shpëtuar jetën

TURQI- Një person i armatosur me pushkë gjahu sulmoi këtë mëngjes një shkollë profesionale në Sanliurfa të Turqisë, duke plagosur të paktën 16 persona. Autori raportohet se është izoluar brenda ndërtesës, ku dyshohet se po mban peng disa nxënës.

Mediat lokale bëjnë me dije se, forca të shumta policie dhe njësi të operacioneve speciale kanë rrethuar menjëherë zonën për të neutralizuar situatën. Autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie ndërsa ndërhyrja e forcave vijon në vendngjarje.

Ndërkohë, u raportua se disa nga nxënësit e plagosur u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit të armatosur, ndërsa forcat e sigurisë thanë se shumica e nxënësve të shkollës janë evakuuar. Nxënësit u dërguan në spitale pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje.