Kapet Eduart Afmataj, autori i vrasjes në Fushë-Krujë të Artur Çangut, 41 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në zonën e Niklës, Fushë-Krujë.
NGJARJA
Sipas të dhënave nga hetimi, mes viktimës dhe autorit të dyshuar, Eduart Afmataj, kishte prej rreth dy vitesh konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 41-vjeçari kishte shkuar te banesa e prindërve dhe kishte parkuar makinën pranë saj. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Afmatajt, i cili ka dalë nga shtëpia dhe është përfshirë në debat me të, duke pretenduar se i ishte bllokuar rruga.
Debati ka kaluar në përplasje fizike dhe më pas situata është përshkallëzuar. Autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit, i cili ka humbur jetën në vend.
Pas ngjarjes, Afmataj dyshohet se ka njoftuar vetë policinë dhe më pas është larguar, duke u zhdukur. Forcat e policisë kanë kontrolluar zonën dhe disa vende të dyshuara, por deri tani nuk është arritur kapja e tij.
Hetimet po vazhdojnë për gjetjen e autorit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.














