Rrugët e Librazhdit nuk gjejnë qetësi me rrugët/ Rrëshqitje dherash, shkak punimet për Korridorin e “VIII”!

Në segmentin rrugor të Librazhdit janë regjistruar sërish rrëshqitje dherash.

Sipas informacioneve paraprake kjo situatë është shkakuar si pasojë e punimeve që po kryhen në kodër për Korridorin e VIII dhe tunelin që do të kalojë të kthesat e Murrashit.

Për sigurinë e qytetarëve theksojmë se qarkullimi i makinave bëhet në aksin alternativ mbi lumin Shkumbin.

Kujtojmë se në fund të shkurtit deri në fillim të marsit Juglindja u izolua për 11 ditë pas rrëshqitjes masive të tokës në aksin Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur ‘Arrat e Gurrës’.

Gjatë kësaj periudhe bllokimi i rrugës la në izolim jo vetëm qarkun e Korçës, por dhe fshatrat përreth Prrenjasit e Librazhdit.

Banorë të zonës e përshkronin rrugën në këmbë për të arritur në destinacionet e tyre.