Zjarri shkrumbon një bujtinë në Librazhd

Gjatë natës është përfshirë nga flakët një bujtinë në fshatin Dorëz të Librazhdit.

Specialistët dyshojnë se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjetit të amortizuar elektrik duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Objekti ishte konstruksion druri dhe përdorej si bujtinë.